image Lajçaku i shkon sot në zyrë Kurtit, bashkë me Escobarin

Politikë

Lajçaku i shkon sot në zyrë Kurtit, bashkë me Escobarin

news image

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane e Evroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, sërish sot do të jetë në zyrë të kryeministrit Albin Kurti.

Bashkë me të do të jetë edhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Takimi sipas njofitmit të Qeverisë mbahet në orën 17:30.

Në njoftimin e Qeverisë thuhet se kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

/GazetaSinjali/