image Escobar pas takimit me liderët opozitarë, takon edhe përfaqësuesit e serbëve të Kosovës

Politikë

Escobar pas takimit me liderët opozitarë, takon edhe përfaqësuesit e serbëve të Kosovës

news image

Lista Serbe përmes një shkrimi ka njoftuar se përfaqësuesit e saj janë takuar me Gabriel Escobar, përfaqësuesin amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, i cili ishte në Kosovë të mërkurën.

Në këtë takim raportohet të jetë diskutuar për situatën aktuale politike dhe të sigurisë.

“I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor u takua me kryetarin e Listës Serbe, kreun e klubit parlamentar dhe kryetarët e komunave të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubini Potokut, u diskutua për situatën aktuale të sigurisë politike”, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/