Lista Serbe përmes një shkrimi ka njoftuar se përfaqësuesit e saj janë takuar me Gabriel Escobar, përfaqësuesin amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, i cili ishte në Kosovë të mërkurën.
Në këtë takim raportohet të jetë diskutuar për situatën aktuale politike dhe të sigurisë.
“I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor u takua me kryetarin e Listës Serbe, kreun e klubit parlamentar dhe kryetarët e komunave të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubini Potokut, u diskutua për situatën aktuale të sigurisë politike”, thuhet në njoftim.