image Escobar: Ngjarjet e kësaj jave janë indikator i rëndësishëm për Kosovën

Politikë

Escobar: Ngjarjet e kësaj jave janë indikator i rëndësishëm për Kosovën

news image

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka shprehur falënderime për Kosovën në vizitën që po zhvillon sot në vend.

Pas takimit me presidenten Osmani, Escobar ka thënë se ngjarjet e kësaj jave në Kosovë janë agjendë e demokracisë.

“Shpreha mbështetjen e SHBA-së për solidaritetin në kohë krize, por edhe mbështetjen tonë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Jam shumë krenar që Kosova ka kontribuuar shumë për agjendën tonë të përbashkët dhe mendoj se ngjarjet e kësaj jave janë indikator i rëndësishëm se si Kosova po kontribuon për agjendën e përbashkët të demokracisë dhe të lirisë”, tha Escobar në konferencën e përbashkët me Osmanin.

/GazetaSinjali/