I dërguari special i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, është në Kosovë.
Të paktën kështu kanë bërë të ditur nga Manastiri i Deçanit, përmes një postimi në Twitter, që e falënderuan atë për vizitën e sotme në këtë manastir.
“Sot Zëvendësndihmës sekretari amerikan, Gabriel Escobar, e vizitoi Manastirin e Deçanit së bashku me Alyson Grunder, zëvendësshefe e Misionit në Amabasadën e ShBA-së në Prishtinë dhe kolegët e tyre. Ne jemi mirënjohës për angazhimin e vendosur të SHBA-së për mbrojtjen e të gjitha komuniteteve dhe trashëgimisë fetare në Kosovë”, kanë shkruar nga manastiri në Twitter.