Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka folur para Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit amerikan për iniciativën “Open Balkan”.
Escobar ka thënë se SHBA-të përkrah iniciativat rajonale që kanë për qëllim bashkëpunimin ekonomik, por që “Open Balkan” s’mund të jetë i suksesshëm pa përfshirjen edhe të tri shteteve tjera(Kosovës, Bosnje e Hercegovinës dhe Malit të Zi).
“Ne përkrahim të gjitha iniciativat që krijojnë bashkëpunim ekonomik mes shteteve, tri shtetet që e kanë filluar iniciativë (Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut) na kanë siguruar se iniciativa “Open Balkan” është e hapur për të gjitha gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe ne ju besojmë, por në fakt iniciativa nuk do të jetë e sukesshme pa përfshirjen edhe të tri shteteve tjera tjera (Kosova, Bosnje e Hercegovina dhe Mali i Zi)“, tha ai.
Ai ka thënë poashtu se iniciativat “Open Balkan” dhe Procesi i Berlinit e plotësojnë njëra-tjerën.
“Ne mendojmë që “Open Balkan” dhe po ashtu “Procesi i Berlinit” janë komplementar dhe mendojmë që çdo iniciativë që sjell njerëzit së bashku do të krijojë mundësi dhe ne përkrahim të gjitha përpjekjet për të bashkuar shtetet ekonomikisht. A duhet të ketë ekonomi të hapur për të gjitha gjashtë shtetet e Ballkanit me 20 milionë njerëz, kjo do të ishte mjaft e frytshme për investitorët amerikanë kështu që ne duam të inkurajojmë investime amerikane në rajon”, shtoi Escobar.