image Escobar deklarohet pas takimit me Kurtin

Politikë

Escobar deklarohet pas takimit me Kurtin

news image

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin e vendit, Albin Kurti. Escobar në këto takime është shoqëruar edhe nga ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Jeff Hovenier.

Pas daljes nga takimet Eskobar, në një deklaratë të shkurtër për media, ka thënë se kjo ishte një vizitë rutinë në Kosovë.

I pyetur për situatën në veri të Kosovës, Eskobar ka thënë së për këtë nuk mund të komentojë.

“Nuk kam ndonjë koment, jemi pjesë e një angazhimi rutinor tashmë këtu. Jemi partnerë të mirë dhe është bukur që të qëndrojmë në komunikim të vazhdueshëm. Do të kem më shumë të them pak më vonë, do të kemi edhe disa takime të tjera pastaj do të diskutojmë”, ka thënë ai për RTK-në.

/GazetaSinjali/