image Ernest Gjoka bëhet trajner i KF Shkëndijës

Futboll

Sport/ Ernest Gjoka bëhet trajner i KF Shkëndijës

news image

Klubi futbollistik Shkëndija ka njoftuar zyrtarisht se e ka emëruar në postin e trajnerit, Ernest Gjokën.

49-vjeçari nga Tirana ka firmosur kontratë profesionale me kuqezinjtë dhe menjëherë pas zyrtarizimit do të fillojë punën me seancën e parë stërvitore të caktuar sot pas dite.

Gjoka ka thënë se ka marrë drejtimin e Shkëndijës, pasi është një klub që ka bazë të fortë dhe dëshiron të ketë suksese me skuadrën.

Mendoj se kam ardhë në një klub si Shkëndija që mbi të gjitha është një klub profesional dhe është një klub i ndërtuar me shumë kujdes…Jam i gatshëm për këtë sfidë, sepse dihet se Shkëndija kërkon gjithçka. Kërkon të jetë gjithë kohës e suksesshme, të jetë kampion, të eci shumë në Ligën e Evropës, të kap grupet e Ligën e Evropës apo pse jo edhe Ligën e Kampionëve“, ka thënë ai.

Ernest Gjoka gjatë karrierës së tij si trajner ka udhëhequr skuadrat si: Kukësin, Vllazninë e Shkodrës, Kamzën, Flamurtarin e Vlorës, Tomorin dhe Apoloninë./Gazeta Sinjali/

Foto: KF Shkëndija.com