Komediani shqiptar, Ermal Mamaqi, ishte i ftuar në emisionin “Shiko Kush Luan”, ku zbuloi se cilin personazh të njohur do e ketë pjesë të filmit të tij të ri, shkruan Gazeta Sinjali.
Ermali zbuloi se Luana Vjollca do të jetë pjesë e filmit.
“Personazhi i ri që pritet që të shpërthejë në kinematografi është Luana Vjollca. Ti ndoshta nuk e di, por ti do të jesh në filmin tim të ardhshëm”, iu drejtua Ermali Luanës.
Luana: E ke seriozisht? Unë s’di gjë për këtë.
Ermali: Është vendosur!
Luana: Pra, ti sapo më bëre një ofertë ‘live’ mua sonte?
Ermali: Unë e hodha njëherë grepin!/Gazeta Sinjali/