image Eriksen dhe Ibrahimoviç pritet të startojnë sonte në derbin Inter-Milan

Futboll

Futboll/ Eriksen dhe Ibrahimoviç pritet të startojnë sonte në derbin Inter-Milan

news image

Sonte prej orës 20:45, do të zhvillohet derbi italian Inter- Milan, ku pritet të luajnë si titullarë dy blerjet e fundit të dy skuadrave, Zlatan Ibrahimoviç dhe Christian Eriksen.

Lautaro Martinez nuk do të luaj për ziktaltrit për shkak të pezullimit me dy ndeshje moslojë.

Inter ka mundsi të madhe që të barazohet me pikë me Juventusin, pas humbjes së kësaj të fundit gjatë ndeshjes së mbrëmshme ndaj Hellas Verones.

Ardhja e re, mesfushori Christian Eriksen pritet të luajë titullar dhe prapa Romelu Lukakut.

Ndërkohë, te Milani rikthehen Zlatan Ibrahimovic dhe Simon Kjaer, të cilët munguan në barazimin 1:1 kundër Hellas Verona për shkak të gripit.

Formacionet e mundshme:

Inter (3-5-1-1): Padelli; D’Ambrosio, De Vrij, Skriniar; Candreva, Vecino, Brozovic, Barella, Young; Eriksen; Lukaku

Milan (4-4-1-1): G Donnarumma; Conti, Musacchio, Romagnoli, Theo Hernandez; Castillejo, Kessie, Bennacer, Bonaventura; Calhanoglu; Ibrahimovic