image Erërat e forta në Shqipëri rrëzojnë pemët, dëmtohen shumë vetura (Foto)

Shqipëri

Erërat e forta në Shqipëri rrëzojnë pemët, dëmtohen shumë vetura (Foto)

news image

Erërat e forta gjatë mbrëmjes së djeshme në Shqipëri kanë shkaktuar dëme materiale, shkruan Gazeta Sinjali.

Si pasojë janë rrëzuar pemë disa vjeçare në Shkodër, të cilat kanë rënë mbi vetura dhe i kanë dëmtuar ato.

Sa i përket reshjeve të shiut, ato nuk kanë shkaktuar probleme në këtë qytet. Niveli ujit në hidrocentralet mbi lumin Drin, është i ulët, kështu  mundësitë për përmbytje në zonat e Shkodrës janë të pakta, njoftojnë mediat në Shqipëri. /Gazeta Sinjali/