image “Erë e rëndë dhe ngjyrë jo normale” - gjenden mbi 1 mijë kilogramë mish i dyshimtë në Pejë

Kosovë

Siguri/ “Erë e rëndë dhe ngjyrë jo normale” – gjenden mbi 1 mijë kilogramë mish i dyshimtë në Pejë

news image

Policia e Kosovës me urdhër të Gjykatës Themelore të Pejës, ka bastisur mishtoren “Qingji”, në Pejë, ku ka gjetur 1 mijë e 178 kilogramë mish që nuk posedon asnjë dokumentacion dhe as që dihet për prejardhjen e mishit, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia përmes një njoftimi për media, ka bërë të ditur se inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, kanë vërejtur se një sasi prej 452 kilogramëve ka kundërmuar erë të rëndë dhe ka pasur ngjyrë jo normale.

Policia ka njoftuar po ashtu, se në sallën e të dyshuarit me iniciale A.H., janë gjetur tri lopë të therura, të cilat nuk kanë pasur vulë të AUV-it.

Njoftimi i plotë:

Pejë, 8 shkurt 2020 Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, përkatësisht njësiti hetimeve të stacionit policor Pejë, më datë 7 shkurt 2020 rreth orës 11:45 në rr. ‘Konferenca e Bujanit’ në Pejë, kanë zbatuar urdhëresën e gjykatës themelore-Pejë, me ç’rast është bastisur mishtorja ‘Qingji’ me lokale përcjellëse, në prezencën e pronarit dyshuar A. Zh. (1977) dhe bashkëpronarit dyshuari A. Zh.(1974).

Gjatë bastisjes është hasur në një sasi të mishit rreth 1178 kg (e matur), mish i cili nuk kishte vula të agjensionit të ushqimit dhe veterinës, si dhe nuk posedonin dokumentacion që dëshmon prejardhjen e mishit. Mishi ka qenë një pjesë i përpunuar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe inspektoret e agjencisë së ushqimit dhe veterinës, të cilët kanë bërë inspektimin e tij dhe kanë gjetur mangësi.

Të njëjtit në vendin e ngjarjes kanë përpiluar procesverbalin, për një sasi të mishit prej rreth 452.6 kg që kundërmonte erë të rëndë dhe kishte ngjyrë jo normale. E gjithë sasia prej 1178 kg është asgjësuar me urdhër të inspektorëve nga ana e punëtoreve të kompanisë ‘Ambienti’ në prezencë të Policisë.

Për rastin është informuar edhe prokurori kompetent dhe i dyshuari parë, A. Zh., (1977) ndalohet për 48 orë, ndërsa i dyshuari dytë lirohet në procedurë të rregullt.

Po ashtu, me datë 7 shkurt 2020 rreth orës 19:45 në fshatin Vitomiricë – Pejë njësiti i hetimeve të stacionit policor – Pejë, përderisa ishin në asistim të inspektorëve të agjensionit të ushqimit dhe veterinës, kanë shkuar në stallën e të dyshuarit A.H.(1982), aty kanë hasur tri(3) gjedhe (lopë) të therura, të cilat nuk kanë pasur vule te AUV-së dhe për ketë arsye të njëjtat nuk kanë qenë të therura në mënyrë të rregullt. Për këtë arsye nga ana e inspektoreve i është shqiptuar fletëparaqitja të dyshuarit në vendin e ngjarjes. Vendi ku kanë qenë gjedhet e vendosura iu ka vendos bllomba derës së hyrjes, derisa të tërhiqet mishi nga aty për asgjësim.

I dyshuari është intervistuar nga njësiti i hetimeve. Për rastin është informuar prokurori dhe me vendim  të tij, personi i dyshuar ndalohet për 48 orë.