image Erë e furishme, Ministria e Mbrojtjes ka një njoftim të rëndësishëm për qytetarët

Rajon

Furtunë/ Erë e furishme, Ministria e Mbrojtjes ka një njoftim të rëndësishëm për qytetarët

news image

Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë i është drejtuar me një apel qytetarëve që këtë të dielë të qëndrojë larg pallateve dhe objekteve që mund të rrëzohen për shkak të erës së fortë.

I gjithë vendi është përfshirë nga stuhitë e erës në shpejtësi që kapin 80 km/h. Vetëm në Tiranë janë rrëzuar dhjetëra pemë e madje dhe rezervuarë uji për shkak të erës së furishme.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Mbrojtjes, përmes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, nisur nga situata e pazakontë e erës së fortë gjatë orëve të fundit në disa qarqe të vendit, i bën thirrje qytetarëve, të shmangin qëndrimet në afersi të pallateve, godinave të larta, pemëve dhe objekteve të rrezikshme. Rënia e sendeve dhe objekteve të ndryshme për shkak të erës përherë e më të fortë,  mund  të bëhen shkak për aksidente.

Ndërkohë, Ministrja Xhacka përmes AKMC është në komunikim të vazhdueshëm me shtabet e emergjencave në të gjitha prefekturat, për të ndjekur orë pas orë situatën e vështirë të motit të shkaktuar nga erërat dhe bora në disa qarqe.  Sipas informacioneve paraprake të deritanishme situata është nën kontroll dhe nuk raportohen probleme./Gazeta Sinjali/