image Erë dhe vranësira, njihuni me parashikimin e motit për dy ditët e ardhshme

Kosovë

Erë dhe vranësira, njihuni me parashikimin e motit për dy ditët e ardhshme

news image

IHMK-ja njofton se në dy ditët e ardhshme në Kosovë do të mbajë mot me vranësira të çrregullta dhe intervale me diell.

Në fushat barike do të ketë ngritje të lehta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet mesatar deri i lartë. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi i verilindjes, ndërsa shpejtësia maksimale parashihet të arrijë mbi 17 m/s.

Për shkak të qarkullimit të madh të masave ajrore, nëpër territore të kufizuara mund të ketë reshje afatshkurtra të përcjellura me bubullimë, kurse reshje me intensitet të lartë parashihen në jugun e Shqipërisë të përcjellura me stuhi edhe përgjatë kufijve të Shqipërisë Jugore. /GazetaSinjali/

No photo description available.