Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka reaguar ashpër ndaj hapjes së Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.
Ai e ka quajtur këtë si tradhti nga Kosova, raporton “Dagens Nyheter”.
Siç shkruan kjo gazetë, Erdogani beson se Kosova pos që e ka tradhtuar atë, e ka tradhtuar edhe botën myslimane.
Ndaj vendimit të Kosovës për të hapur Ambasadën në Jerusalem ka reaguar edhe Liga Arabe, e po ashtu edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Palestinës.
Kjo e fundit e ka vlerësuar këtë vendim si zhgënjyes dhe u ka bërë thirrje krerëve të Kosovës që ta anulojnë vendimin.