image Erdogan: Turqia vazhdon të jetë e izoluar edhe në fundjavë

Shëndetësi

Covid-19/ Erdogan: Turqia vazhdon të jetë e izoluar edhe në fundjavë

news image

Turqia do të jetë në izolim total edhe në fundjavën e ardhshme, njësoj siç u zbatua këtë javë.

Presidenti i vendit, Erdogan deklaroi në një konferencë, ditën e sotme, se kjo masë është shumë efikase për parandalimin e përhapjes së virusit.

Karantina prej 48 orësh do të hyjë në fuqi prej mesnatës të së premtes, deri në mesnatën e ditës së dielë, në të gjithë qytetet e Turqisë.

Gjithashtu ai njoftoi dhe hapjen e dy spitaleve të reja në Stamboll, me një kapacitet prej 350 shtretërish, për pacientët e infektuar nga koronavirusi.

Këtë të hënë u regjistruan 98 viktima të tjera me një total prej 1,296 të vdekur, derisa numri i të infektuarve ka arritur në 61,069./Gazeta Sinjali/