image Erdogan: Turqia nuk heq dorë nga sistemi raketor mbrojtës i Rusisë

Botë

Erdogan: Turqia nuk heq dorë nga sistemi raketor mbrojtës i Rusisë

news image

Ankaraja nuk do të heqë dorë nga sistemi mbrojtës raketor S-400 i Rusisë, edhe nëse e përvetëson sistemin Patriot të SHBA.

Kështu deklaroi presidenti turk Recep Tayyip Erdogan sot pas kthimit të tij nga Uashingtoni.

“Ne i thamë SHBA që do të blinim sistemin Patriot nëse do të na ofronin një marrëveshje të mirë. Sidoqoftë, ne besojmë se oferta e SHBA-së për të hequr dorë nga S-400 është plotësisht e gabuar,” tha Erdogan për NTV.

Ai theksoi se Turqia nuk do të heqë dorë nga S-400 në favor të sistemit amerikan Patriot.

“Është e rëndësishme të kemi S-400 në sistemin tonë të mbrojtjes. Ne do të blejmë edhe S-400 dhe Patriot ndërsa zhvillojmë sistemin tonë të mbrojtjes në një mënyrë të larmishme. Kjo është strategjia e forcave tona të armatosura”, tha Erdogan.

Ai përjashtoi mundësinë e zgjedhjes midis Rusisë dhe SHBA si kurs i politikës së jashtme të Turqisë.

“Ka politikanë që më pyesin se kush është armiku: SHBA apo Rusia. Unë nuk dua armiq. Unë dua të jem miq me Amerikën dhe Rusinë. Ky është qëllimi ynë dhe ne po ndërmarrim hapa të duhur dhe disa janë të shqetësuar për këtë,” përfundoi presidenti turk.