image Erdogan takohet me Biden në samitin e NATO-s këtë javë, do të diskutojnë edhe çështjet rajonale

Evropë

Erdogan takohet me Biden në samitin e NATO-s këtë javë, do të diskutojnë edhe çështjet rajonale

news image

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili po bllokon anëtarësimin e Suedisë në NATO, do të takohet këtë javë në samitin e Aleancës në Vilnius me presidentin amerikan Joe Biden, njoftoi Presidenca turke sonte në mbrëmje.

“Udhëheqësit ranë dakord të takohen në Vilnius dhe të diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale në detaje,” sipas një deklarate nga kabineti i Erdogan.

Biden filloi sot një turne evropian, gjatë të cilit do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në kryeqytetin e Lituanisë të martën dhe të mërkurën.

Së bashku me Hungarinë, Turqia është e vetmja nga 31 vendet e NATO-s që nuk e ka ratifikuar ende anëtarësimin e Suedisë.

Erdogan po bllokon ofertën e Suedisë, duke akuzuar Stokholmin se strehon opozitën turke dhe aktivistët kurdë nga lëvizjet që Ankaraja i konsideron “terroriste”.

Hungaria, e cila gjithashtu po bllokon pranimin e Suedisë, ka treguar se do të japë pëlqimin e saj nëse Turqia e bën këtë.

/GazetaSinjali/