image Erdogan përkujton tentim-puçin e ngritur kundër tij para 4 vitesh, i quan heronj ata që vdiqën

Botë

Erdogan përkujton tentim-puçin e ngritur kundër tij para 4 vitesh, i quan heronj ata që vdiqën

news image

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, sot ka përkujtuar 4 vjetorin e tentim-puçit të ndodhur kundër tij në vitin 2016.

Erdogan ka lartësuar siç tha ai “heronjtë e vendit që ranë në natën e tentim-puçit, në mbrojtje të vendit. “Nganjëherë, një hero i vetëm e ndryshon fatin e gjithë një kombi.

“Më 15 korrik, miliona heronj dolën nga çdo cep i vendit dhe lanë gjurmë në të ardhmen e kombit”, tha Erdogani gjatë një ceremonie speciale në ndërtesën e Parlamentit.

Qeveria turke ka akuzuar imamin Fethullah Gulen, aktualisht në azil në SHBA, për orkestrimin e ngjarjeve të 15 dhe 16 korrikut të 2016-s, në të cilat të vdekur mbetën 251 persona dhe të lënduar mbi 2 mijë të tjerë.

Që prej ngjarjeve të katër vjetëve më parë, qeveria e Erdoganit ka ndërmarrë masa të ashpra të shtypjes, duke arrestuar dhe shkarkuar nga puna me mijëra akademikë, gazetarë, mjekë e shërbyes të tjerë civilë, ndërsa ka mbyllur me dhjetëra media të akuzuara për lidhje me Gylenin./ Gazeta Sinjali/