image Erdogan paralajmëron: Greqia do të marrë përgjigjen e merituar

Evropë

Erdogan paralajmëron: Greqia do të marrë përgjigjen e merituar

news image

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan akuzoi sot Greqinë dhe Qipron për mos përmbushjen e premtimeve të bëra gjatë negociatave me Bashkimin Evropian dhe NATO, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai tha sot se Turqia do t’ia japë Greqisë “përgjigjen e merituar” mbi mosmarrëveshjet e Mesdheut Lindor.

Komentet e Erdogan vijnë disa ditë pasi Ankaraja ktheu anijen kërkimore Oruch Reis në territorin e diskutueshëm jashtë ishullit grek. /Gazeta Sinjali/