Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan akuzoi sot Greqinë dhe Qipron për mos përmbushjen e premtimeve të bëra gjatë negociatave me Bashkimin Evropian dhe NATO, transmeton Gazeta Sinjali.
Ai tha sot se Turqia do t’ia japë Greqisë “përgjigjen e merituar” mbi mosmarrëveshjet e Mesdheut Lindor.
Komentet e Erdogan vijnë disa ditë pasi Ankaraja ktheu anijen kërkimore Oruch Reis në territorin e diskutueshëm jashtë ishullit grek. /Gazeta Sinjali/