image Erdogan nuk i harron kërkesat e vjetra që i ka ndaj Kosovës

Politikë

Erdogan nuk i harron kërkesat e vjetra që i ka ndaj Kosovës

news image

Presidentja Vjosa Osmani është pritur në një takim nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Osmani dhe Erdogan gjatë këtij takimi raportohet se kanë diskutuar tema të ndryshme, mirëpo siç duket Erdogan nuk ka harruar që të kërkojë nga Osmani që Kosova të bëjë më shumë në luftimin e organizatës FETO të Fetullah Gylenit, të cilën ai e konsideron terroriste.

“Është tejet e rëndësishme që të eliminohet kjo organizatë terroriste, që ka kërcënuar demokracinë tonë dhe në mënyrë të turpshme ka vrarë 251 qytetarë tanë”, ka theksuar Erdogan.

Po ashtu, Erdogan ia ka përcjellë Osmanit pritjet që ka.

“I përcolla homologes sime të çmuar pritjet tona të drejta lidhur me hapat që duhet ndërmarrë, mbi bazat e marrëdhënieve miqësore dhe vëllazërore”, ka thënë presidenti turk.

/GazetaSinjali/