image Erdogan: Ne e shohim veten si një pjesë e pandashme e Evropës

Evropë

Erdogan: Ne e shohim veten si një pjesë e pandashme e Evropës

news image

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se vendi i tij e sheh veten si pjesë e Bashkimit Evropian, pavarësisht sulmeve ndaj tyre, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai tha se ndaj Turqisë po bëhen sulme dhe standarde të dyfishta.

“Ne e shohim veten si një pjesë e pandashme e Evropës. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që ne do të përkulemi ndaj sulmeve të hapura ndaj vendit dhe kombit tonë, padrejtësive dhe standardeve të dyfishta”, u shpreh ai, raporton Reuters.

Kurse, lidhur me tensionet mes Turqisë dhe Greqisë, Erdogani ka deklaruar se nuk kanë probleme me vendet apo institucionet që nuk mund t’i zgjidhin paqartësitë përmes dialogut dhe negociatave.

Ai po ashtu shtoi se BE-ja duhet t’i mbajë premtimet e saj në lidhje me çështjen e emigrantëve dhe për bërjen e Turqisë anëtare të plotë të bllokut.

Ndërsa, në anën tjetër, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka deklaruar këtë muaj se retorika e Turqisë mbi Qipron po përkeqëson tensionet me BE-në dhe Ankaraja duhet të kuptojë se sjellja e saj, po rrit mundësitë e ndarjes së saj nga blloku.

/Gazeta Sinjali/