image Erdogan kërcënon Rusinë, paralajmëron sulme në Siri kundër regjimit

Botë

Operacion sulmi/ Erdogan kërcënon Rusinë, paralajmëron sulme në Siri kundër regjimit

news image

Presidenti i Turqisë, Reccep Tayip Erdogan, kërcënoi se forcat turke do të ndërmarrin një operacion “të menjëhershëm” në Siri, për t’i dhënë fund sulmit brutal të regjimit sirian, ndaj bastionit të fundit që mbahet nën kontroll nga rebelët anti-qeveritar.

Erdogan tha se bisedimet me Moskën – gjatë dy javëve të fundit nuk kishin arritur rezultatin e dëshiruar dhe paralajmëroi se Turqia do të nisë një ofensivë në Siri nëse Damasku nuk tërhiqte forcat e tij deri në fund të muajit.

Kremlini iu përgjigj shpejt kërcënimit të Erdoganit, duke paralajmëruar se çdo operacion kundër forcave siriane do të ishte “skenari më i keq”, sipas AFP.

Turqia mbështet rebelët që luftojnë kundër forcave të presidentit Bashar al-Asad, i cili gëzon përkrahjen e Rusisë dhe Iranit.

Sipas Vëzhguesit Sirian për të Drejtat e Njeriut nga ofensiva e forcave qeveritare janë vrarë më shumë se 400 civilë që prej fillimit të muajit dhjetor 2019.