Presidenti turk e ka nisur ditën e sotme me një mesazh në Twitter, referuar raundit të parë të zgjedhjeve, ku fitoi 2.5 milionë vota më shumë se kundërshtari i tij Kemal Kilicdaroglu.
Në mesazhin e tij Rexhep Tajip Erdogan thotë se 28 maji “do të jetë fillimi i shekullit të Turqisë”.
Kıymetli yol ve dava arkadaşlarım,
— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) May 16, 2023
Ülkemizin en kritik seçimlerinin ilk sınavını Cumhur İttifakı olarak hamdolsun alnımızın akıyla verdik.…
Duke iu referuar rezultatit të raundit të parë të zgjedhjeve në Turqi, ku ai fitoi 49,62% të votave kundrejt Kilicdaroglu 44,89%, Erdogan thekson se “ne luftuam pa u dorëzuar përballë sfidave, duke injoruar presionet dhe duke mos u dorëzuar përpara në vështirësi”.
“Faleminderit secilit prej jush për ndihmën, përpjekjet dhe sakrifiat tuaja. E falënderoj Zotin që më ka dhënë shokë të tillë”, shtoi Erdogan.
“Tani është koha për të vulosur fitoren e 14 majit me një triumf edhe më të madh”, vijon presidenti turk, duke nënvizuar se raundi i dytë i zgjedhjeve në Turqi do të zhvillohet një ditë pas 63-vjetorit të grushtit të shtetit të 27 majit.”
Duke theksuar karakteristikat e partisë së tij, Erdogan shprehet se ne jemi një aleancë që vendosim mbi të gjitha kombin dhe dashurinë për vendin.