image Erdogan: BE-ja nuk e mbajti premtimin për refugjatët

Erdogan: BE-ja nuk e mbajti premtimin për refugjatët

news image

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan tha sot se fuqitë botërore nuk e kanë mbështetur ende “zonën e tij të sigurt” në veri të Sirisë, ku ai planifikon të vendosë një milion refugjatë sirianë.

“Edhe vendet që ne i konsiderojmë si më të fuqishmet dhe më të respektuarit nuk i janë përgjigjur akoma thirrjes sonë për një zonë të sigurt”, u tha Erdogan gazetarëve në Gjenevë ku ai mori pjesë në Forumin Global të Refugjatëve, raporton NTV.

Ai shtoi se më shumë se 600,000 refugjatë do të dilnin vullnetarë për t’u bashkuar me ata që janë tashmë në “zonën e paqes”, me 371,000 prej tyre.

“Nëse kemi sukses, kjo do të hyjë si shembull në histori. Ata do të thonë – Turqia ka krijuar këtë qytet ose qytete për refugjatë. Kjo është me të vërtetë e rëndësishme për ne. Projekti ynë është i shkëlqyeshëm”, tha ai.

Erdogan tha se Turqia shpenzoi 40 miliardë dollarë për t’u kujdesur për rreth 3.7 milionë refugjatë sirianë. Ai përsëri akuzoi Bashkimin Evropian se nuk arriti të realizojë gjysmën e gati gjashtë miliardë eurove që i premtoi Turqisë për të ndihmuar refugjatët./Gazeta Sinjali/