image Erdogan dhe Putin flasin në telefon për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare

Botë

Erdogan dhe Putin flasin në telefon për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare

news image

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin kanë zhvilluar një bisedë telefonike.

Sipas një deklarate të lëshuar nga Kremlini, Erdogan dhe Putin diskutuan për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, shkruan Anadolu.

Gjithashtu, gjatë bisedës u diskutuan propozimet e Rusisë për garanci të ndryshme të sigurisë ndaj SHBA-së dhe NATO-s si dhe çështje të ndryshme rajonale, përfshirë Kaukazin, Sirinë dhe Libinë.

Gjithashtu në bisedë dy liderët përsëritën angazhimin e tyre për intensifikimin e partneritetit të bazuar në dobi reciproke mes Rusisë dhe Turqisë.

/GazetaSinjali/