Një qytetare nga Kosova, e cila kishte shkuar në Shqipëri bashkë me familjen për pushime, ka humbur jetën në qytetin e Lezhës.
ABC News raporton se turistja ka humbur jetën rrugës teksa po transportohej për në spitalin e Lezhës.
Sipas deklarimeve të familjarëve të saj, viktima ka shfaqur probleme shëndetësore dhe paraprakisht dyshohet për infarkt kardiak.
Mjekësia ligjore pritet të përcaktojë shkaqet e vdekjes së pushueses.