image Erdhi në Kosovë për pushime, humb jetën mërgimtari pasi vuante nga një sëmundje

Sociale

Erdhi në Kosovë për pushime, humb jetën mërgimtari pasi vuante nga një sëmundje

news image

Një ngjarje e rëndë u shënua sot në familjen Gashi të Kosovës, pasi e njëjta humbi djalin e tyre, Burim Gashi.

Siç bëjnë të ditur të afërmit, Burimi vuante nga një sëmundje, dhe i njëjti prej kohësh jetonte në Itali, teksa për festat e fundvitit kishte ardhë në vendlindje.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, ai u shtrua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, saktësisht në Klinikën Infektive, për t’u transferuar pastaj në Repartin e Intensives Qendrore, aty ku dhe u nda nga jeta.

Gashi merrej me çështje politike, ku në Itali shënonte disa aktivitete.

/GazetaSinjali/