Katër persona nga Shqipëria kanë kaluar një natë të tmerrshme në një restorant në Prizren.
Siç njofton Policia, dy meshkuj dhe dy femra nga Shqipëria të cilët kishin ardhur në Prizren për një ndejë në diskotekë, ishin sulmuar fizikisht nga persona të panjohur.
Viktimat kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, ndërkaq Policia thotë se po e heton rastin. /Gazeta Sinjali/