image Kandidati i VV-së i humbi zgjedhjet në Mitrovicë të Veriut, por thotë se do t'i përfaqësoj interesat e shqiptarëve - Sinjali

Kandidati i VV-së i humbi zgjedhjet në Mitrovicë të Veriut, por thotë se do t’i përfaqësoj interesat e shqiptarëve

news image

Kanditati nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetar në Mitrovicën e Veriut, Erden Atiq, pas certifikimit të rezultateve nga KQZ, ku doli i dyti në zgjedhjet lokale, ka thënë se do të përfaqësojë interesat e shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve pa dallim, shkruan Gazeta Sinjali.

Atiq përmes një postimi në Facebook është shprehur se do të punojë në përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve në veri.

“Dua të falënderoj secilin votues për besimin, secilin aktivist/e për angazhimin e tyre të palodhshëm me shpresën për ndryshim, me dëshirën për të mirën e përgjithshme. Por gjithashtu edhe për ata të cilët nuk më kanë votuar, dua të përçoj mesazhin se unë do të përfaqësoj interesat e shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve pa dallim”, ka shkruar ai.

Ndryshe, në Mitrovicën e Veriut me 89.86 për qind, ka fituar Milan Radojeviq nga Lista Serbe.

Postimi i plotë i Erden Atiqit:

Të dashur qytetar të veriut, të dashur qytetar të Kosovës,

Lëvizja është subjekti i parë shqiptar në Veriun e Mitrovicës, kjo më bën sa të lumtur, aq edhe më jep ndjenjen e përgjegjësisë ndaj votuesve tanë.

Dua të falenderoj secilin votues për besimin, secilin aktivist/e për angazhimin e tyre të palodhshëm me shpresën për ndryshim, me dëshirën për të mirën e përgjithshme!

Por gjithashtu edhe për ata të cilët nuk më kanë votuar, dua të përçoj mesazhin se unë do të përfaqësoj interesat e shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve pa dallim.

Bashkë do punojmë për përmirësimin e gjendjes së shqiptareve dhe të gjithë qytetarëve në veri.

Sepse bashkë është e mundshme!

Drejtë fitores së plotë, bashkë!

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin