image Era reagon për herë të parë pas komenteve të fansave "RIP Era Istrefi"

Bota e Yjeve

Showbiz/ Era reagon për herë të parë pas komenteve të fansave “RIP Era Istrefi”

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare tanimë me famë ndërkombëtare, Era Istrefi së fundmi ka qenë në vëmendje të publikut.

Kjo për shkak se pak ditë më parë profili  i Erës në Instagram u mbush me komente nga fansat e shqetësuar se artistja kishte vdekur, shkruan Gazeta Sinjali.

Pasi këngëtarja kishte 3 muaj pa postuar në këtë rrjet, fansat nisën të kërkonin me ngulm kthimin e saj dhe i luteshin për të bërë qoftë edhe një postim.

Të shumtë ishin ata që komentonin edhe fjalë të tipit: “RIP Era Istrefi”, për të cilat më në fund ka reaguar artistja.

“Jam mirë dashuri, shpresoj të jeni mirë edhe ju”, ka shkruar ajo në një postim në InstaStory.

Sa i përket muzikës, Era ka paralajmëruar projekte të reja muzikore përgjatë vitit 2020 duke mos dhënë shumë detaje rreth tyre./Gazeta Sinjali/