Këngëtarja e njohur shqiptare tanimë me famë ndërkombëtare, Era Istrefi së fundmi ka qenë në vëmendje të publikut.
Kjo për shkak se pak ditë më parë profili i Erës në Instagram u mbush me komente nga fansat e shqetësuar se artistja kishte vdekur, shkruan Gazeta Sinjali.
Pasi këngëtarja kishte 3 muaj pa postuar në këtë rrjet, fansat nisën të kërkonin me ngulm kthimin e saj dhe i luteshin për të bërë qoftë edhe një postim.
Të shumtë ishin ata që komentonin edhe fjalë të tipit: “RIP Era Istrefi”, për të cilat më në fund ka reaguar artistja.
“Jam mirë dashuri, shpresoj të jeni mirë edhe ju”, ka shkruar ajo në një postim në InstaStory.
Sa i përket muzikës, Era ka paralajmëruar projekte të reja muzikore përgjatë vitit 2020 duke mos dhënë shumë detaje rreth tyre./Gazeta Sinjali/