image Era Istrefi publikon pamje kur ndodhi tërmeti, thotë se është frikësuar dhe lutur

Bota e Yjeve

Tërmeti/ Era Istrefi publikon pamje kur ndodhi tërmeti, thotë se është frikësuar dhe lutur

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë tanimë botërore, Era Istrefi, e ka publikuar një video në të cilën shihet se si janë vërejtur lëkundjet e mëdha të tërmetit.

Artistja shqiptare përmes kësaj videoje ka treguar se ka qenë tejet e frikësuar, transmeton Gazeta Sinjali.

E kom ndje edhe un tërmetin dje…jom tute dhe jom lute! Ama nuk e kom prite qe po zgjohna me lajme kaq te tmerrshme :(.. Vazhdojm t’lutemi dhe t’jemi t’mire me njeri’tjetrin”, ka shkruar ajo sipër videos së publikuar.

Mediat e Shqipërisë raportojnë se deri më tani numri i viktimave nga tërmetet e njëpasnjëshme në Shqipëri që nga ora 04:00 e mëngjesit, ka shkuar në 20./Gazeta Sinjali/