image Era Istrefi: Ju lutem mos i keqpërdorni ndihmat, rrini të ndershëm

Bota e Yjeve

Thirrje/ Era Istrefi: Ju lutem mos i keqpërdorni ndihmat, rrini të ndershëm

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore Era Istrefi, u ka uruar të gjithë shqiptarëve ditën e pavarësisë së Shqipërisë.

Këtë artistja e ka bërë përmes rrjetit social Instagram, në të cilin numëron mbi 1.5 milion ndjekës, transmeton Gazeta Sinjali.

Krahas urimit për pavarësinë e Shqipërisë, Era u ka bërë një lutje të gjithë shqiptarëve në lidhje me ndihmat që po dërgohen për personat e prekur nga tërmetet.

Ju lutem mos i keqpërdorni ndihmat. Rrini te ndershëm”, ka shkruar ajo në një fotografi të publikuar.

Në Shqipëri ditën e djeshme është shpallur gjendje e jashtëzakonshme si pasojë e tërmeteve të njëpasnjëshmëve që goditën vendin. Deri më tani zyrtarisht janë konstatuar 41 viktima si pasojë e këtyre tërmeteve./Gazeta Sinjali/