image Era e fortë thyen degët e një peme në lagjen Ulpiana në Prishtinë

Sociale

Era e fortë thyen degët e një peme në lagjen Ulpiana në Prishtinë

news image

Disa vende sot në Kosovë janë përfshirë nga breshëri dhe shiu, raporton Gazeta Sinjali.

Gjithashtu ka fryrë edhe era e cila ka shkaktuar dëme por jo të mëdha.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga kryeqyteti ku shihet se në lagjen Ulpiana, era ka rrëzuar pemë, krahas shiut dhe rrebeshit që ka rënë.

Theksojmë se Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se edhe nesër do ketë reshje të tilla shiu.

/GazetaSinjali/