image Era e fortë dhe shiu i rrëmbyeshëm dëmtojnë shtyllat elektrike në një fshat të Suharekës

Sociale

Era e fortë dhe shiu i rrëmbyeshëm dëmtojnë shtyllat elektrike në një fshat të Suharekës

news image

Ndryshimi i papritur i motit, nga temperaturat maksimale në erëra të forta e shi të rrëmbyeshëm, shkaktoi dëme në disa vende të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Vendi që e pësoi nga ky mot është fshati Semetisht i Suharekës. Kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se në këtë fshat, era e fortë dhe shiu i kanë dëmtuar shtyllat elektrike.

Me këtë rast, i pari i Suharekës ka bërë thirrje që në terren të dalin edhe ekipet e KEDS-it.

“Era e fortë dhe shiu i ka dëmtuar shtyllat elektrike në fshatin Semetisht. Ekipet emergjente kanë dal në teren dhe po e vlerësojnë situatën. Apeloj që në teren ta vlerësojnë dëmin edhe ekipet e KEDS-it”, shkroi Muharremaj./Gazeta Sinjali/