Ndryshimi i papritur i motit, nga temperaturat maksimale në erëra të forta e shi të rrëmbyeshëm, shkaktoi dëme në disa vende të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Vendi që e pësoi nga ky mot është fshati Semetisht i Suharekës. Kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se në këtë fshat, era e fortë dhe shiu i kanë dëmtuar shtyllat elektrike.
Me këtë rast, i pari i Suharekës ka bërë thirrje që në terren të dalin edhe ekipet e KEDS-it.
“Era e fortë dhe shiu i ka dëmtuar shtyllat elektrike në fshatin Semetisht. Ekipet emergjente kanë dal në teren dhe po e vlerësojnë situatën. Apeloj që në teren ta vlerësojnë dëmin edhe ekipet e KEDS-it”, shkroi Muharremaj./Gazeta Sinjali/