image "Epoka"- albumi i ri i Noizyt

Muzikë

Muzikë/ “Epoka”- albumi i ri i Noizyt

news image

Rigels Rajku i njohur me emrin artistik si Noizy, ka gati albumin e ri muzikor.

Albumi që titullohet “Epoka”, përmban 15 këngë dhe pritet të publikohet këto ditë, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë rep-artisti përmes rrjetit social Instagram, në të cilin numëron mbi 1.5 milion ndjekës.

“Ka ardh koha per nje album. Kerkoj ndjese qe kam munguar nga projektet e Albumeve si në fillimet tona, Por ju premtoj qe ky Album Sapo nisi dicka qe me kishte munguar shume”, ka shkruar ndër të tjera Noizy.

https://www.instagram.com/p/B9z9B31JRyz/

Rep-artisti ka thënë se për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi nuk mund të xhirojë videoklipe, por që publiku do të ketë mundësinë ta dëgjojë në platformën, “Spotify”.

“Rapstar”, është projekti i fundit muzikor i Noizyt. Kënga është publikuar më 16 janar dhe deri më tani numëron mbi pesë milionë klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/

Këngën mund ta dëgjoni në këtë LINK.