Për epidemiologun Ilir Alimehmeti virusi Covid-19 nuk do të zhduket me ardhjen e temperaturave të larta.
Alimehmeti tha se shumë kryeministra botërore janë shprehur se duhet të jetojmë me këtë virus.
“Nëse do të ketë një valë të dytë, mundësia që ngritja e temperaturave ta ulë kazistikën, por në rastin e Covidit nuk e zhduk dot, pas R0 e Covidit është shumë e lartë, nuk e zhduk dot përmes temperaturës, e zbut por nuk e zhduk. E bën të rikthyeshëm në muajt më të ftohtë. Bëhet e qartë nga kryeministri dhe në shumë shtete se ne duhet të bashkëjetojmë me këtë virus sepse do të qëndrojë, nuk do të zhduket”, ka thënë Alimehmeti./Gazeta Sinjali/