Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka uruar deputeten shqiptare për pozitën e zëvendëspresidentes së NATO-s, Mimi Kodheli, shkruan Gazeta Sinjali.
Hoxhaj përmes një postimi në Twitter, e ka uruar Kodhelin për pozitën, duke shtuar se ndjehet krenar që për herë të parë një shqiptar merr një pozitë të tillë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.
“Krenar për miken time Mimi Kodheli, që u zgjodh zëvendëspresidentja e parë shqiptare në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Urime dhe të priftë fati në detyrën e re”, shkroi Hoxhaj.
Ndryshe, në seancën e sotme plenare, u zgjodh në mënyrë unanime deputetja Mimi Kodheli në postin e zëvendëspresidentes së Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut. /Gazeta Sinjali/