image Enver Hoxhaj tregon nëse PDK do të futet në qeveri apo të shkojë vendi në zgjedhje

Politikë

Enver Hoxhaj tregon nëse PDK do të futet në qeveri apo të shkojë vendi në zgjedhje

news image

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka komentuar mundësinë e hyrjes së kësaj partie në Qeverinë Hoti dhe rreth postit të presidentit, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai ka deklaruar se nëse Qeveria Hoti nuk ka votat e mjaftueshme, atëherë partnerët e koalicionit qeverisës duhet të konsultohen me Partinë Demokratike të Kosovës.

“U takon partnerëve të koalicionit qeverisës se në çfarë mënyre do ta udhëheqin procesin e zgjedhjes së presidentit. LDK-AAK, Nisma, komuniteti serb dhe pakicat tjera duhet të jenë të qarta si e shohin zgjedhjen e presidentit. Derisa e udhëheqin vendin, ata duhet të koordinohen dhe të mos kenë qëndrime të ndryshme. PDK nuk e ka trajtuar deri më tash këtë çështje dhe nuk kemi qëndrim të plotë”, tha Hoxhaj në TV Dukagjini.

/Gazeta Sinjali/