Kryetari në Detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas hapjes së varrezave masive në Serbi, shkruan Gazeta Sinjali.
Hoxhaj ka postuar një hartë të varrezave masive të kosovarëve të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë, që sipas tij, Serbia i ka fshehur me vite, por ai thotë se pas gjithë këtyre Bashkimi Evropian ende nuk ka bërë asnjë reagim.
“Kjo është harta e varrezave masive serbe që Serbia i ka fshehur dhe sot është duke u hapur një varr masiv, me kosovarë të vrarë, vetëm disa javë pasi Daçiq kërcënoi serbët që zbuluan këto varre masive. Ai po i shtyn ata të bëhen dëshmitarë në Gjykatën Speciale. BE-ja po qëndron në heshtje”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter./Gazeta Sinjali/
This is the map of Serbian mass-graves Serbia was hiding..&today another mass-graves is being opened w/murdered Kosovars, just some weeks after Dacic threatened Serbs who disclose these mass-graves, he is pushing Serbs to become witnesses at SPC. EU keeps silence on this charade. pic.twitter.com/9TplFyfalA
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) November 17, 2020