Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka thënë se mbajtja e zgjedhjeve të huaja dallon nga referendumi. Sipas Hasanit, mbajtja e tyre nuk e prek rendin kushtetues të Kosovës.
Sipas Hasanit, rendi kushtetues serb ekziston edhe po u mbajtën edhe po s’u mbajtën zgjedhjet.
“… ato (zgjedhjet) mund të zhvillohen edhe në territorin e shteteve të tjera, me marrëveshje apo pa marrëveshje, kur ndodh brenda hapësirave që gëzojnë paprekshmëri diplomatike… Ato janë organe politike që shprehin vullnetin politik jashtë territorit sovran. Sepse Serbia, rendi kushtetues serb, ekziston edhe po u mbajtën edhe pse s’u mbajtën ato”, është shprehur Hasani në t7.
Ndërsa për referendumin, Hasani tha se nëse ai mbahet në territorin e huaj, preket sovraniteti shtetëror.
“Kurse te referendumi kushtetues, preket rendi kushtetues dhe për pasojë sovranitetin shtetëror”, shtoi Hasani.