image Enrique Iglesias humb një person të dashur nga koronavirusi

Bota e Yjeve

Showbiz/ Enrique Iglesias humb një person të dashur nga koronavirusi

news image

Këngëtari i njohir Enrique Iglesias ka humbur njërkun nga pandemia COVID-19, e cila ka përfshirë globin. Biznemeni i njohur spanjoll Carlos Falco 83 vjeç ndërroi jetë disa ditë më parë në spital universitar në Madrid.

Falco ishte bashkëshorti i Isabel Preysler, nënës së Enrique Iglesias, dhe babai i Tamara Falcos.

 Enrique Iglesias ditën e djeshme me anë të një statusi në Instagram i dedikoi disa flalë prekëse njërkut të tij duke i bërë dhe një apel njerëzve që të qëndrojnë në shtëpi.

“Po kalojmë kohë të vështira nga kjo emenrgjencë që ka njerëz, shumë persona, përfshirë edhe familjen time. Është koha të qëndroni në shtëpi dhe të jeni të vetëdijshëm për të dashurit tuaj. Ju dërgoj një përqafim shumë të madh dhe shpresoj t’ju shoh shumë shpejt. Kurajo!, shkruan këngëtari në rrjetin social Instragram.

Kujtojmë që Spanja është një nga vendet më të prekura nga koronavirusi, ku deri tani numri i viktimave ka shkuar në 3 mijë e 647 dhe 49 mijë e 515 të infektuar./GazetaSinjali/