image Enrique Iglesias dhe bashkëshortja e tij janë bërë prindër për herë të tretë

Bota e Yjeve

Enrique Iglesias dhe bashkëshortja e tij janë bërë prindër për herë të tretë

news image

Anna Kournikova dhe Enrique Iglesias raportohet se janë bërë prindër për herë të tretë, transmeton Gazeta Sinjali.

Vëllai i këngëtarit spanjoll, Julio Iglesias Jr, në një intervistë ka konfirmuar se ish-tenistja, Anna ka lindur.

38-vjeçarja me bashkëshortin e saj, Enrique Iglesias tashmë kanë binjakët dy-vjeçar, Lucy dhe Nicholas.

Çifti gjithmonë kanë tentuar ta mbajnë jetën private larg publikut. Ata kanë mbajtur fshehtë shtatëzanin e Anna-s, derisa revista spanjolle ‘Hola’ muajin e kaluar ka publikuar fotografitë e Anna-s shtatzënë./Gazeta Sinjali/