Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar së fundmi në mediat spanjolle. E ardhmja e futbollistit me origjinë shqiptare, Enis Bardhi, duket larg La Ligës.
Sipas “Superdeporti.es”, 26-vjeçari, mund të largohet nga Levante, për t’u transferuar në kampionatin italian. Torino dhe Milan mbeten 2 opsionet ku Bardhi mund të vazhdojë të ardhmen e tij.
Shqiptari, i cili aktivizohet me përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut, është një ndër lojtarët më të spikatur te Levante, teksa kontrata e tij përfundon në fund të këtij sezoni.
Ka edhe skuadra angleze të interesuara për Bardhin. Një ndër to është edhe Fulham.