image Energjetika dhe investimet, temë e bisedës së gjeneralit Clark me Kurtin

Politikë

Energjetika dhe investimet, temë e bisedës së gjeneralit Clark me Kurtin

news image

Gjatë ditës së sotme kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ish-komandantin suprem të forcave aleate të NATO-s në Evropë gjatë viteve 1997-2000, gjeneralin Wesley K. Clark.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, në këtë takimin ku mori pjesë edhe zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, si dhe investitorë të huaj, u bisedua për zhvillim e ekonomisë dhe reformat e nisura nga qeveria.

“Duke biseduar për angazhimin e qeverisë ndaj perspektivës së re të energjisë, u tha se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar të punojë drejt diversifikimit të burimeve energjetike të vendit dhe ruajtjen e sigurisë së furnizimit”, thuhet në komunikatë.  

Rizvanolli foli për procesin drejt finalizimit të Strategjisë Kombëtare të Energjisë 2022-2031 dhe planit të veprimit, për një tranzicion të drejtë energjetik për vendin.

Gjithashtu, u ritheksua angazhimi i Qeverisë për të tërhequr investitorë që do të zhvillojnë kapacitete të reja energjetike që ofrojnë siguri të furnizimit.

Ndërkaq, gjenerali Clark e uroi kryeministrin “për të arriturat e deritanishme” dhe shprehu mbështetje për synimet e qeverisë.

/GazetaSinjali/