Këngëtarja e njohur shqiptare, Eneda Tarifa ka paralajmëruar projekt të ri muzikor, shkruan Gazeta Sinjali.
Artistja ka shënuar sukses me këngën “Ma zgjat dorën”, me të cilën e fitoi edicionin e sivjetmë të “Këngës Magjike”.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi të këngëtares në rrjetin social Instagram.
“Në xhirime. Projektet e reja po vijnë”, shkroi ajo krahas fotografisë./Gazeta Sinjali/