Këngëtarja e njohur Tayna përballet çdo ditë me komente shumëngjyrëshe të ndjekësve të saj në “Instagram”. Së fundmi, Tayna nuk ka ngurruar t’i kthejë përgjigje njërit prej tyre me doza humori.
Në një foto të postuar me bikini, këngëtarja ka shkruar: Ëndrra e çdo vjehrre! Mirëpo, komentuesi në fjalë nuk mendon aspak kështu. “Ti gjithçka mundesh me kon, veç nuse jo”, i ka shkruar ai.
“Mirë e ki, unë jam dhëndri”, i është kthyer Tayna, e cila padyshim që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me këtë koment.